Takim edhe në New York

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Baronesha Catherine Ashton janë takuar në New York. Kanë diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lajme

27/09/2013 21:16

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesesja e Lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, kanë zhvilluar një takim në New York.

Siç bëhet e ditur nga Zyra për Informim e Baroneshës Ashton, është diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Po ashtu, Thaçi dhe Ashton janë përqendruar në zgjedhjet e 3 nëntorit që do të mbahen në Kosovë.

Baronesha, siç thuhet në njoftim, ka përgëzuar përpjekjet e Kryeministrit Thaçi për të siguruar zgjedhje të drejta dhe me pjesëmarrje të gjerë, si dhe ka vlerësuar progresin e arritur nga Kosova në rrugën europiane.