Tajvan: Gjendet nën rrënoja foshnja e gjallë 6-muajshe (Video)

Një foshnje 6 muajshe është nxjerrur nga rrënojat e një pallati në Tajvan. 30 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Lajme

08/02/2016 02:24

Më herët një djalë 20 vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënoja, por janë shuar shpresat për gjetjen e 120 anëtarëve të tjerë, të cilët mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.

Më shumë se 700 përsona tani janë shpëtuar. Rreth 500 njerëz janë lënduar dhe dhjetra të tjerë qëndrojnë nepër spitale.

Qindra ushtarë janë mobilizuar për kërkimin e përsonave të bllokuar dhe janë hapur qendra akomodimi për njerëzit që mbetën pa strehë nga tërmeti./noa.al