Tahiri: Me vendimin e Kushtetueses për pagat më së shumti ka fituar sundimi i ligjit

Dje Gjykata Kushtetuese konstatoi se rritja e pagave nga ana e kryeministrit për kabinetin qeveritar nuk përbën shkelje kushtetuese.

Lajme

13/06/2018 00:00

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në mbledhjen e Qeverisë ka anuluar vendimin e mëhershëm për pezullim të vendimit për rritje të pagave të fillim vitit, vendim ky të cilin kryeministri e kishte marrë deri sa Kushtetuesja të jap verdiktin e saj në lidhje më këtë çështje.

Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri , duke folur për nivelizimin e pagave në vend, tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese më së shumti ka fituar sundimi i ligjit.

“Kanë fituar Prokurorët, kanë fituar Gjyqtarët kanë fituar ata që ballafaqohen me dobësinë më të madhe që e kemi në shtet, sundimin e ligjit”, tha Tahiri, në “Click” të Rtv21.

Tahiri më tej tha se rritja e pagave edhe të një game të njerëzve me vendimin e kryeministrit, ka qenë e menduar dhe nuk ka ndodhur rastësisht vetëm se kanë qenë të përfshira në ligj.

“Ky nuk është Ligj i rritjeve të pagave, ky është ligj i nivelizimit të pagave, është ligj që e kthen drejtësinë. Është ligj që nuk mundet një institucion me një ligj të caktuar me ia bërë vetës rrogën 1,500 euro e me pas rrogën drejtori i buxhetit të Kosovës që menaxhon 2.1 miliardë euro dy herë më të vogël se një asistente e një drejtori ekzekutiv në një agjencion”, tha Tahiri.