Tahiri: Dorëzoni pasaportat pastaj mos votoni për Demarkacionin

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se do të votojë pro demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

22/02/2018 11:49

“Sot qytetarët kanë nevojë për voten time, kam qenë kundër marrëveshjes sepse kam dal në protesta,mirëpo kur ndryshoi qëndrimi i kryeministrit dhe megjithë presionin ndërkombëtar e kam përgjegjësi morale për të votuar, unë mundem edhë kundër me dhanë votën, nuk është e hijshme një ambasador me e ba punën me na lut për një demarkacion, do ti dorëzoj pasaportat në rast se nuk do të votohet demarkacioni, deputetëve ju them dorëzoni pasaportat e pastaj refuzojeni voten”, ka thënë Tahiri, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se nëse nuk ratifikohet demarkacioni nuk do të udhëtojë më jashtë vendit./Lajmi.net/