Vdekja e foshnjës 3-javëshe nga COVID-19, mjekja thotë u pranua në gjendje të rëndë

Gjatë ditës së djeshme jetën e ka humbur edhe një foshnje 3-javëshe.

Lajme

05/09/2021 23:55

Foshnja e gjinisë femërore ishte e infektuar me koronavirus.

Ajo ishte pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me datë 28 gusht pas dyshimeve që kishte shprehur pediatri i saj.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili thotë se gjendja e foshnjës kur ishte pranuar ishte e rëndë.

“Në momentin që është pranuar në klinikën tonë i është bërë testi dhe ajo është konfirmuar pozitive. Gjendja e foshnjës qysh në fillim që është pranuar ka qenë e rëndë dhe ka kërkuar mbështetje me respiratorë. E kemi vendosur në ventilim mekanik. Në vijim gjendja vazhdimisht ka qenë e rëndë, derisa dje pasdite përkundër kujdesit intensiv ajo ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo për TV Dukagjini.

YouTube player