Ushtrimet e mëngjesit të cilat mund t’i bëni me një karrige

Ushtrimet e mëngjesit forcojnë trupin tuaj dhe rrisin energjinë, kështu ju duhet të bëni ushtrime në këtë kohë sapo të keni mundësi. Bëni këto ushtrime të thjeshta për të pasur një fillim të mbarë të ditës!

Lifestyle

14/07/2015 09:57

Ushtrimi i parë
comp-3017849-bentrows-brown-bird-design
Uluni në karrige me këmbë të bashkuara, duart bëni grusht dhe vendosni mbi gjunjë. Duke e mbajtur shpinën drejt, lakohuni përpara në ije. Më pas tërhiqni duart në drejtim të gjoksit, rrotulloni krahët në atë mënyrë që pëllëmbët të jenë nga fytyra juaj dhe bërrylat të jenë jashtë. Ngadalë mbështetuni në karrige.

Ushtrimi i dytë
2
Uluni në skajin e karriges, ijet dhe këmbët mbani mjaftueshëm larg, gjunjët në vijë me këmbët, krahët përpara jush. Shtyni përpara, duke lëshuar peshën në këmbë dhe duke i ngritur ijet rreth 5cm nga karrigia. Bëni pauzë, ngadalë uluni në karrige, përsëriteni prapë, transmeton Lajmi.net.

Ushtrimi i tretë
comp-3017846-reclinepress-brown-bird-design
Uluni në skaj të karriges, me shpinën e mbështetur në karrige. Mbajeni peshën me supe, bërrylat duke i vënë në dukje dhe pëllëmbët larg jush. Drejtoni krahët, duke shtyrë peshën përpara në një diagonale. Ngadalë mbështeteni përsëri shpinën për të rifilluar.

Ushtrimi i katërt
comp-3017847-raisedplank-brown-bird-design
Vendosi krahët në karrige dhe këmbët tërhiqni mbrapa në tokë derisa të formoni një linjë të drejtë – këmbët të mbështetura në muri, nëse ka nevojë. Qëndroni kështu për 15 ose 30 sekonda, duke bërë më pas një pushim nëse ka nevojë. Për ushtrim edhe më të fuqishëm, bëjeni të kundërtën, duke vendosur këmbët në karrige dhe duart në dysheme. (lajmi.net)