Surface Book i ri është më i fuqishëm dhe më efiçent

Microsoft ka bërë disa deklarata shumë interesante pak ditë më parë. Kemi parë që kompania të prononcoj përditësimin e madh të rradhës të Windows 10 gjithashtu dhe të shumë përfolurin AIO PC të quajtur Surface Studio.

Auto & Tek

02/11/2016 18:06

Microsoft gjithashtu na prezantoj dhe me Surface Book të përmirësuar, i cili tani është më i fuqishëm dhe më efiçent sa i përket energjisë.

Sipas Microsoft, Surface Book i ri, ju mundëson performance dy herë më të lartë sa i përket grafikës në karahasim me paraardhësin e tij, si dhe 30 përqind më shumë bateri.

Kompania shprehet se notebook i ri është në fakt versioni më i fuqishëm i Surface Book ndërtuar ndonjëherë. Fuqizohet nga proçesori i fundit Intel Core i7 dhe sjell një dizajn krejtësisht të ri sa i përket sistemit termal, me një freskuese shtesë për tu siguruar që këto proçesor të mundësojn një performancë të mirë pa u mbinxehur.

Notebook është i gatshëm të bëjë të gjitha këto duke ju premtuar gjithashtu 16 orë bateri në një karikim të vetëm. Për ata që janë të interesuar ta blejnë, Surface Book do të kushtojë $2,399.