Shapkat e 1997 që po i shohim në të gjithë Vipave të botës; Përse janë kaq të përhapura dhe të kushtueshme

Ato janë elegante, të stilit të lartë dhe të përsosura për veshje të përditshme.

Lifestyle

04/08/2021 14:58

Shtëpia e modës franceze,  Hermès ka prodhuar një numër të konsiderueshëm pjesësh ikonike që janë bërë koleksione shumë të njohura. Nga çantat e tyre ikonike si Birkins dhe Kellys te shajet e tyre të printuara prej mëndafshi Twilly, krijimet e markës luksoze janë bërë  mishërimi i përjetësisë dhe simboli i statusit të lartë.

Thënë kjo, ekziston një dizajn i veçantë i shapkave që vitet e fundit po e shohim kudo: shapkat e njohura Oran. Ato janë elegante, të stilit të lartë dhe të përsosura për veshje të përditshme. Por çfarë i bën këto sandale vërtet të veçanta dhe që të dallohen nga të tjerat?

Ishte 1997 kur stilisti i njohur i këpucëve luksoze Pierre Hardy konceptoi për herë të parë dhe krijoi sandalet Hermès Oran. Përkundër përpjekjes së tij për të krijuar një koleksion që të mbahej mend gjatë ai nuk mendoi se sandalet Oran do të plotësonin dëshirën e tij. Ai thjesht i konceptoi i diçka minimaliste që të visheshin në shtëpi dhe të ishin gati të padukshme.

Dhe me të vërtetë, dizajni i tij minimalist e pasqyroi vërtet atë që kishte parashikuar. Një pjesë e koleksionit të Hermes Oran u frymëzua në të vërtetë nga dekorimet e shtëpive të fisit Ndebele të Afrikës. Tani, 20 vite më vonë, është bërë një element kryesor i garderobës për të apasionuarit e modës! Pierre shton  për shkak se modeli i tyre është i thjeshtë  tejkalon kohën dhe tendencat.

Pse janë këto sandale kaq të shtrenjta?

Të prodhuara në Itali, sandalet Hermes Oran janë bërë plotësisht nga lëkura e viçit, një lëkurë e klasit të lartë e njohur si më e vjetra e përdorur në çantat Hermes.  Lëkurë e butë, e fortë dhe i garantuar të jetë e një cilësie superiore. Sidoqoftë, nga pikëpamja e dizajnit, ajo mbështetet në një tipar domethënës për markën. Me një prerje ikonike të shkronjës H që përfaqëson shtëpinë e modës franceze.

Sa kushtojnë sandalet Hermes Oran?

Ashtu si të gjitha gjërat në botën e luksit, pjesët ikonke kushtojnë! Ato fillojnë nga 630 dollarë  dhe rritet në varësi të materialeve dhe modelit.

Edhe personazhet e njohur në të gjithë botën nuk kanë vonuar për të “Përqafuar” këtë trend:

Chiara Ferragni

Eva Longoria