“Serbët e veriut duan bashkim me Serbinë”
Nenad Radosavljeviq asambleist në Komunën e Leposaviqit njëherit drejtor i televizionit TV Mir ka thënë se perspektiva e serbëve të veriut është bashkimi me Serbinë.
Lajme
“Ne nuk jemi të sigurtë për çdo situatë që është krijuar në Kosovë. Serbët janë lënē pa vende pune. Përkundër faktit se OSBE-ja thotë se në Kosovë ka punuar mirë, fakti është që nuk kanë punuar mirë”, ka thënë ai, përcjellë Klan Kosova.
Këto komente ai i bëri në konferencën “Bashkëpunimi mes komunave” që po mbahet në Mitrovicë ku po marrin pjesë kryetar komunash shqiptare, serbe dhe ambasadorë.