Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00.

Lajme

21/03/2021 15:58

Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.

“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, transmeton Gazeta Express.

“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

·        Ueb faqes së Kuvendit,
·        Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
·        RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.