Rasti Dehari: Albulena Haxhiu ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një postimi në Facebook, shkruan Lajmi.net. Ajo ka shkruar se kjo lidhet me një postim që ka bërë më përvjetorin e Astrit Deharit, dhe duhet të përgjigjet se kush janë…

Lajme

09/11/2023 11:20

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një postimi në Facebook, shkruan Lajmi.net.

Ajo ka shkruar se kjo lidhet me një postim që ka bërë më përvjetorin e Astrit Deharit, dhe duhet të përgjigjet se kush janë vrasësit e tij.

Postimi i plotë:

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.