Piktura 90 vjeçare e Skënderbeut, nga Kruja deri tek arbëreshët në Itali

​Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit dhe vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931,është çelur në qytetin e Krujës.

ShowBiz

22/05/2016 12:44

Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është çelur në Muzeun historik Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 22 tetor.

Rreth 30 vepra arti nga fondi Galerisë Kombëtare prezantohen bashkë me dokumentet më të rëndësishme historike. Drejtori i Arkivës së Përgjithshme të Shtetit, Gjet Ndoj folipër imazhin historik të Skënderbeut sipas dokumenteve të prezantuara.

“Ne kemi sjellë disa dokumenta që kanë të bëjnëme letërkëmbimetqë ka pas Gjergj Kastriot Skënderbeu në kohën e tij me Sulltan Muratin e IIdhe pastaj me pasardhësin e tijMehmetin e II.”, tha ai.

Ekspozita është vazhdim i projektit “Maison de l’Albanie”, kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit që filloi në Paris në janar 2016, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të arteve rrëfen drejtori i galerisë, Artan Shabani.

“Mbas Krujës kjo ekspo zitë do të rrugëtojë në Firencë, në vendet ku kanë jetuardhe vazhdojnë të jetojnë arbëreshët në Itali siç është zona e Kalabrisë”, u shpreh Shabani.

Kjo ekspozitë ka vepra të hershme nga më unikalet, të realizuara nga piktorët e talentuar shqiptarë.