‘Pasardhësi’ i Gjuriqit: Thaçi s’është për dialog, nënshkrimi i tij s’është valid

Drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me qëndrimin e tij për “njohje të ndërsjellë” si pikë e vetme e dialogut, tregon se ai është kundër këtij procesi.

Lajme

12/10/2020 08:39

Gjatë një konference ai ka thënë se “nënshkrimi i tij [Thaçit] me të cilin ai u zotua para BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk vlen asgjë”.

Petkoviq është pasardhës i Gjuriq në pozitën e Drejtorit të Zyrës për Kosovën e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë, transmeton KK.

Gjuriq është tërhequr nga kjo pozitë për ta marrë pozitën e Ambasadorit të Serbisë në SHBA.