Ndalesa dhe kufizime të reja në këto rrugë të Maqedonisë

Në aksin rrugor Koçani-Dellçevë kalimi kufitar Dellçevë nga ora 15:20 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Lajme

10/01/2017 17:17

Për shkak të reshjeve të forta të borës prej orës 15:30 në aksin rrugor Vinicë-Berovë dhe Vinicë-Koçan është vendosur ndalesë për automjetet e rënda motorike.

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese për qafën malore të Strazhës në orën 15:30 minuta është hequr.