Mësueset dominojnë në mësimdhënie

Sipas përkatësisë gjinore në mësimdhënie, në Kosovë dominon gjinia femërore.

Lajme

20/10/2016 16:52

Duke u bazuar në raportin e MASHT, për vitin shkollor 2015-2016, mësimdhënësit e të gjitha niveleve arrijnë shifrën prej 23,366.

Të ndarë në përqindje, në mësimdhënie dominon gjinia femërore, me 51 %, kurse meshkuj 49 %.

Ndërkaq me shifra, 11,441 janë meshkuj dhe 11,925 janë femra. /lajmi.net