Lumi Mat rrezikon “Rrugën e Kombit”

Prurjet e shumta të lumit Mat rrezikojnë të shembin disa pjesë të “Rrugës së Kombit”. Në Skuraj, lumi ka nisur të gërryejë traversën e rrugës.

Lajme

08/01/2016 13:00

Autoritetet kanë hedhur inerte, si zgjidhje provizore e situatës dhe thonë se po e mbajnë situatën nën vëzhgim.

Qarkullimi automjeteve ka vijuar normalisht.

Nga gërryerja u bllokua një ditë më parë qarkullimi në njërin krah edhe në rrugën Elbasan – Librazhd.

Në këtë rrugë, qarkullimi u pezullua gjithashtu për më shumë se dy orë, si pasojë e rënies se një masivi dheu./tvklan