Lodra e dëmtuar e Parkut të Gërmisë – pesëvjeçari thyen këmbën

Një fëmijë i moshës pesëvjeçare është dërguar për trajtim pasi në një zonë të parkut të Gërmisë, ai ka përfunduar i lënduar.

Lajme

27/05/2018 18:35

Sipas një lexuesi i cili ka shkruar në adresë të klankosova.tv, raportohet se fëmiu ka pësuar frakturë në këmbën e tij pasi njëra nga elementet e dërrasave të topoganit duket e dëmtuar siç figuron në fotografinë e dërguar.

Klan Kosova ka provuar të bisedojë me zyrtarë të emergjencave të komunës në Prishtinë në lidhje me raportimet rreth këtij rasti, por kontakti me ta aktulisht ishte i pamundur.