Lidhjet e Adem Hoxhës me Serbinë, vëllai i tij ish-deputet i SPS-së së Millosheviqit

Kuorumi për zgjedhjen e presidenti të Kosovës është arritur me deputetin goran, Adem Hoxha.

Lajme

04/04/2021 18:18

Ai sot ka votuar për Vjosa Osmanin pasi ka arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurtin, shkruan lajmi.net.

Adem Hoxha, ka qenë pjesë në Grupin Parlamentar të Listës Serbe në tri legjislatura.

Ndryshe, ai është vëllai i ish-deputetit të SPS të Millosheviqit, Rexhep Hoxha.

Hoxha shërben si president i përkohshëm i Komunës Gora, që funksionon në sistem të Serbisë. /Lajmi.net/