Katër persona arrestohen në një klinikë private në Prishtinë, dyshohen për trafikim organesh

Katër persona janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin për transplantim të kundërligjshëm të organeve dhe trafikimin e tyre.

Lajme

03/04/2019 11:25

Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës nga ku bëhet e ditur se katër të arrestuarit punonin në një klinikë private, shkruan lajmi.net.

Të arrestuarit janë dy meshkuj dhe dy femra të nacionalitetit shqiptar.

Si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/