Jupiteri dhe katër hënat e tij do shkëlqejnë natën e sotme më shumë se kurrë

Planeti më i madh në sistemin diellor do të jetë mjaftueshëm afër, sa për të parë pa teleskop tërë muajin qershor, thotë NASA.

Fun

11/06/2019 16:53

Dhe, me një palë dylbi, mund të shihni edhe disa nga hënat e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas agjencisë hapësinore, planeti do të shkëlqejë në qiellin e natës gjatë gjithë muajit qershor, me përspektivat më të mira që mund të arrihen më 10 qershor.

Arritja e kësaj pozite njihet si “opozit” dhe nënkupton se Jupiteri do të përafrohet me Tokën dhe diellin.

“Është koha më e mirë e vitit për të parë Jupiterin, pasi planeti është i dukshëm në qiell gjatë gjithë natës”, thotë NASA.

Agjencia hapësinore shpreson të zhbllokojë sekretet e origjinës dhe të evolucionit të sistemit diellor, e cila mund të gjurmojë tutje në formimin e sistemit në fjalë. /Lajmi.net/