iOS 11.1 do ta korrigjojë harxhimin anormal të baterisë së iPhone

Me lëshimin e iOS 11, shumë përdorues kanë pasur probleme me kohëzgjatjen e baterisë, pavarësisht modelit të iPhone - madje edhe modeli më i ri, iPhone 8.

Auto & Tek

30/10/2017 09:36

Për fat, kemi lajme të mira për ju.

Versioni më i fundit beta i iOS 11.1, që është lëshuar gjatë kësaj jave, ka bërë shumë hapa përpara, për sa i përket kohëzgjatjes së baterisë, dhe jo vetëm, transmeton iPhone Albania.

Në një krahasim me iOS 11.0.3, vihen re përmirësime me autonominë.

Gjithashtu, disa përdorues kanë bërë edhe disa stres teste, duke krahasuar modelet e ndryshme të iPhone në treg, me versionin iOS 11.0.3, dhe atë që duhet të jetë versioni Golden Mosater i iOS 11.1.

Rezultati është natyrisht në favor të iOS 11.1, me disa orë avantazh në përdorimin e përditshëm.