Interpelanca e Haradinajt me pesë deputetë në sallën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e rregullt plenare me disa pika të rendit të ditës.

Lajme

01/03/2018 10:07

Seanca e paraparë të nisë në orën 10:00 ende nuk ka filluar dhe deri më tani janë vetëm pesë deputetë në sallë, raporton lajmi.net.

Në rend ditë janë dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj është thirrur në interpelancë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Po ashtu Haradinaj sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është thirrur në interpelancë lidhur me vendimin për rritjen e pagave për kabinetin e tij qeveritar dhe për  pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës./Lajmi.net/

28580365_1863589710358935_480241218_o 28584958_1863589653692274_147904122_o