Imitimi anglez i terrorit: Ja ushtrimet që bën Londra si mbrojtje ndaj terrorizmit (Foto)

Policë të armatosur, ushtarë, Shërbimi Special Ajror (SAS) dhe spiunë janë organizuar në një imitim plaçkitës të sulmit terrorist në rrugët e Londrës, për të provuar se si merren shërbimet emergjente me një krim vdekjeprurës në prag të vrasjeve të ISIS-it në Tunizi.

Bota

30/06/2015 16:51

Ushtrimi dy ditor “luaj gjallë” në Aldwych pranë Covent Garden përfshin 999 shërbimet dhe agjencitë e inteligjencës, raporton DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ushtrimi më i madh i këtij lloji organizuar ndonjëherë, Operacioni Kulla e fortë është një praktikë “e zhurmshme dhe e dukshme” e drejtuar për më shumë se 1 mijë policë , forcat e armatosura, punëtorët e transportit dhe zyrtarë të Whitehall.

1

Në skenat e jashtëzakonshme, vullnetarët janë paraqitur si anëtarë të publikut,  me plagë të përgjakura dhe gjymtyrë të prera të rreme, duke u ndihmuar nga shërbimet e emergjencës.

Kjo ngjarje publike shfaq atë se si shërbimet e sigurisë në Britaninë e Madhe do të përgjigjeshin ndaj një sulmi vdekjeprurës si përpjekje për të vazhduar në identifikimin e pushuesve britanikë të vrarë nga një sulmues i ISIS- të premten.

2

Aktorët luanin rolin e viktimave në një territore të imagjinuar terrori, të cilët shiheshin me plagë të rrejshme si pjesë e ushtrimit.

4

Detajet e planit janë bërë publike si pasojë që të ndalohej paniku, pasi zyrtarë policor thanë se kjo do të përfshijë një lojë reale, të një sulmi terroristë. E gjithë kjo erdhi pasi ditë më parë Londra shënoi 10 vjetorin që nga bombardimet 7/7, ku u vranë 52 persona.

5

Kjo skenë përfshinë ngjarjet e ngjashme të sulmeve me armë në Mumbai, Sidni, Paris dhe në Tunizi. (lajmi.net)

6

9