Hemorroidet shkaktohen për shkak të këtij veprimi që bëni çdo ditë

Mjekët po paralajmërojnë se qëndrimi gjatë ulur në guaskë, si rezultat i qëndrimit në telefon, po shkakton hemorroidet.

Lifestyle

10/10/2019 17:15

Duke folur për The Sun Online, Dr Sarah Jarvis, mjeke e përgjithshme, shpjegoi se koha e gjatë në guaskë ngre rrezikun e zhvillimit të hemorroideve, transmeton lajmi.net.

Sipas Dr. Jarvis, më shumë të përdorni telefonin tuaj në tualet, aq më gjatë do të qëndroni ulur, që do të thotë se presioni rritet në venat e anusit, në pjesën e poshtme të rektusit.

Përveç kruarjeve rreth anusit tuaj, simptomat e hemorroideve përfshijnë gjak të kuq të ndritshëm pasi të keni jashtëqitur.

Dr Jarvis shtoi se për të shmangur hemorroidet, duhet të hani shumë fibra, të ushtroni rregullisht dhe ‘të lini celularin pas kur vizitoni tualetin’.

“Mjekët nuk e rekomandojnë qëndrimin gjatë në guaskë të tualetit”, deklaroi ekspertja shëndetësore. /Lajmi.net/