Familje e lumtur, Cristiano Ronaldo publikon foto nga dhoma e gjumit

Cristiano Ronaldo ka publikuar pamje të këndshme bashkë me familjen e ngushtë.

ShowBiz

30/07/2019 22:59

Cristiano Ronaldo përmes disa videove ka treguar se si është një mbrëmje në familjen e tij, shkruan lajmi.net.

Futbollisti po qëndronte i shtrirë pranë Georginës, ndërsa në prehër mbante vajzën.

“Koha për të fjetur”, ka qenë mbishkrimi që ai ia ka lënë njërës video, ku e etiketoi edhe partneren e tij.

Në anën tjetër, Georgina e cila dukej e lodhur i buzëqeshte Ronaldos kur ai ia ofroi kamerën në fytyrë.

Ani pse kishte ardhur koha e gjumit, fëmijët e futbollistit ishin plot energji dhe po argëtoheshin me lodrat e tyre.

Për ndryshe, Georgina dyshohet se është sërish në pritje të ëmbël, kjo për shkak të disa fotografive ku barku i dukej i fryrë. /Lajmi.net/