Dy persona arrestohen për posedim të substancave narkotike e më pas i sulmojnë policët

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi iu janë gjetur substance narkotike. Të arrestuarit i kanë rezistuar arrestimit me ç’rast kanë sulmuar një polic ku i kanë shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë…

Lajme

12/09/2023 09:39

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi iu janë gjetur substance narkotike.

Të arrestuarit i kanë rezistuar arrestimit me ç’rast kanë sulmuar një polic ku i kanë shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore”, thuhet në njoftim.