Djali i presidentit Donald Trump ka shpërndarë reagimin e Grenellit kundër Albin Kurtit

Sot, i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ashpër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se ai është kundër SHBA-ve çdoherë.

Lajme

08/09/2020 22:04

“Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni në Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter, shkruan lajmi.net.

Grenell i reagon fuqishëm Kurtit: Një gjë është e sigurt, ti je çdoherë kundër Amerikës

E me këtë reagim të ambasadorit Grenell është pajtuar djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr.

Ai ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Twitter reagimin e Grenell ku e radhit Kurtin si kundër SHBA-ve, kundër ideve të Obamas e kundër ideve të Bushit.

Grenell i ka reaguar Kurtit në një postim ku ai shprehet se nuk do t’i pranojë marrëveshjet e arritura në SHBA midis Kosovës dhe Serbisë nëse përsëri bëhet kryeministër i vendit dhe se ato nuk do të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/