Çfarë nuk duhet të hani para gjumit

Shpesh mund të na ndodhë që nuk na zë gjumi, dhe rrotullohemi sa në një krah në një tjetër pasi nuk ndihemi rehat për shkak të tik-takeve të orës së dhomës ju shkaktojnë nervozë.

Lifestyle

13/01/2016 00:24

Nëse dëshironi që të keni një gjumë të qetë është e rëndësishme që të shmangni këto ushqime kryesore si;

Çokollatën
E si mundet diçka kaq e mirë dhe e ëmbël si çokollata, të jetë e dëmshme përpara gjumit? Megjithatë duhet të ua rikujtojmë se çokollata përmban kafeinë. Po atë kafeinë të cilën e pini në mëngjes që të kthjelleni. Andaj, kujdes. Nëse doni që të flini, mos hani çokollatë.

Ushqimet pikante
Sistemi i tretjes, natën punon më ngadalë. Trupit i duhet ekstra përpjekje për të tretur ushqimin pikant, e përderisa bëhet tretja e tij, nuk do të flini rehat. Gjumi është pjesa e ditës, e supozuar për të pushuar dhe rikuperuar mendjen e trupin. Prandaj, shfrytëzojeni në maksimum, e gjërat pikante hajini ditën.

Kafe
Kafja është simulant shumë i fuqishëm i sistemit nervor. Ndihmon trupin që të prodhojë adrenalinë, hormone dhe të shfrytëzojë tërë energjinë që ka trupi. Këto janë arsyet që kafen duhet ta pini qysh në mëngjes e jo natën.

Pijet alkoolike
Të pini një, dy apo tre gota verë në mbrëmje, mund të ju bëj të ndjeheni mirë, por kjo do të shkaktojë një gjumë jo të rehatshëm. Nëse pini alkool para se të flini, do të zgjoheni disa herë gjatë natës.

Fast food
Një fetë pice apo një hamburger i madh i shërbyer me patate të fërguara, do të ishin të parezistueshme për darkë. Por ushqimi i tillë, trazon gjumin. Kjo për shkak se ushqimi shumë-kalorik, zvogëlon prodhimin e oreksinës, kemikal që truri prodhon për të na mbajtur të kthjellët. E nëse hani picë apo hamburger për darkë, ditën tjetër do të ndiheni i lodhur.

Mishi i kuq
Sasia e madhe e proteinave që përmban mishi i kuq, do ta bëjë trupin që të punojë shumë në tretje. E puna intensive e sistemit tretës të trupit, nuk do të ju lë të flini të qetë. /albeu