Bije ashensori në Gjykatën e Apelit, lëndohen katër persona

Nga prishja e një ashensori në Pallatin e Drejtësisë, janë lënduar disa punonjës të Gjykatës së Apelit që gjendet në këtë ndërtesë.

Lajme

15/04/2015 15:40

Incidenti ka ndodhur kur, katër punëtorë të Gjykatës së Apelit ndodheshin në një ashensor, i cili më pas është këputur dhe ka rënë.

Zyrtarë të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë  për Klan Kosovën se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë klinikë.

Ai ka bërë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.