Balenat bashkëpunojnë në një mënyrë interesante në kapjen e peshqve

Videoja e mundësuar në xhirim të ngadalësuar tregon momentin kur dy balena puojnë së bashku për të krijuar “fluska uji”, me qëllim që t’i nxjerrin peshqit nga uji, për t’i ngrënë ata pastaj.

Fun

09/11/2018 16:55

Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm i dy balenave, i mundësuar në kualitet të definicionit të lartë, rezulton në kapjen e shumë peshqve, transmeton lajmi.net.

Në bazë të të dhënave të mëparshme, teknika është parë të aplikohet më parë nga këta gjitar inteligjent, por që nuk është mundur të filmohet në kaq afërsi.

Momenti u kap nga Berthold Hinrichs, një peshkatar në Detin e Norvegjisë, përkatësisht në Norvegjinë Veriore.

Hulumtimet për balenat dhe delfinët kanë treguar se këto të fundit mund të mësojnë shkathtësi individuale dhe mund t’i kalojnë njohuritë e tyre tek të tjerët.

Mësim individual u besua më parë si një tipar ekskluzivisht njerëzor./Lajmi.net/