Bajram Gecaj: A edhe mua a?

Menjëherë pasi është sulmuar me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes, zëvendësministri Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke i quajtur veprimet e VV-së “një praktikë e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Lajme

19/10/2015 19:12

Gecaj thotë se “keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“Si duket Vetëvendosja ka vendosur ta kaloi “kollin e keq” edhe në rastin tim. Keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste. Kjo ngjarje ndodhi pas një takimi pune që kishim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë dhe deri sa pastaj po pinim nga një kafe. Këta anarkist kanë mund me veprimet e tyre të “plagosin” një anëtarë të lartë të koalicionit të tyre opozitar, Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili edhe duket më i befasuari në fotografinë e shpërndarë nga vet anarkistët” (sic.), ka shkruar Gecaj.