AQP ka korrigjuar me kohë dosjen e tenderit dhe asnjë artikull nuk i referohet produkteve të Serbisë

Agjencia Qendrore e Prokurimit është përfshirë në skandalin e 23,5 milionë eurosh, për kërkesën për blerje të produkteve nga Serbia edhe për kundër taksës 100%.

Lajme

19/01/2019 14:34

Pas presionit publik dhe institucional, kjo agjenci është arsyetuar se ka qenë një gabim teknik tek kërkesat e saj, për prodhime që vinë nga prodhues serb, transmeton lajmi.net.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë  grumbullimit të kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit së bashku me Autoritetet Kontraktuese kanë bërë lëshim teknik pasi që nuk kanë modifikuar shabllonin në përputhje me rrethanat”, thuhet në komunikatën e AQP-së.

Ajo kishte bërë listën e produkteve dhe sasinë që synohet të blejë përmes 23,5 milionë eurove, e që kryesisht produktet janë prodhime serbe si “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

Mirëpo, AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull në ketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne lidhje me artikullin e publikuar në gazetën “Zëri” të datës 19.01.2019, e shoh të rrugës qe te informoj opinion e gjere se Agjencia Qendrore e Prokurimit, sipas Ligjit te Prokurimit Publik, neni 95,  është Institucioni i cili merret me udhëheqjen e aktiviteteve te prokurimit ne emër te te gjitha Autoriteteve Kontraktuese te Republikës se Kosovës.

Para inicimit te aktiviteteve te prokurimit, AQP grumbullon kërkesat nga AK-ese dhe me pas inicion aktivitetin e prokurimit.

Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë   grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat.

Sidoqoftë specifikimi teknik është ne përputhje me nenin 28 te LPP-se pasi qe sipas këtij neni përcaktimi i specifikimeve teknike që i referohet një prodhim specifik mund të përdorët në raste të veçanta, nëse referenca e tillë përcjellët me fjalët “ose e barasvlershme/ekuivalente”, e qe ne rastin konkret fjala “ekuivalent” është e shënuar ne specifikimin teknik.

Gjithashtu, ju informoj, se pasi qe AQP ka vërejtur ketë gabim teknik, AQP ka ndërmarre hapat e nevojshme dhe ka përmirësuar gabimin, duke për korrigjimet e nevojshme dhe për ketë korrigjim janë njoftuar te gjithë Operatoret Ekonomik.

AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull ne ketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë.

Lëshimet e tilla teknike nuk do te tolerohen ne te ardhmen.

/Lajmi.net/