Adoleshenti 2 muaj i zhdukur, u nis në shkollë me orë vlerë 10 mijë euro

Një 16-vjeçar nga Mamurrasi është zhdukur në rrethana misterioze prej dy muajsh, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për të. Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10 në gjimnazin e Mamurrasit mëngjesit e datës 19 maj ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkolle, por në mesditë nuk u kthye si zakonisht.

Lajme

20/07/2015 10:58

Luljana Gjonaj nëna e adoleshentit rrëfen se ende nuk kanë rënë në gjurmët e djalit, i cili atë ditë nuk kishte marrë telefonin me vete. Ajo thekson një detaj, se i riu atë ditë ka pasur me vetë një orë të shtrenjtë që kushton gati 10 mijë euro.

Duke ngritur dyshimin se djali i saj është rrëmbyer pikërisht për këtë arsye, ajo i bën apel strukturave të rendit të zbardhin këtë ngjarje.

Nga ana tjetër burime nga policia e Kurbinit thanë për A1 Report se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, të cilët kanë marrë në pyetje disa persona, por që ende nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e adoleshentit.