5 ushqimet e dëmshme që shpesh i ushqejmë fëmijët me to

Shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqim që përmbajnë shumë sheqer nga një moshë shumë të re.

Lifestyle

28/09/2019 08:31

Kjo bënë që fëmijës të i zvogëlohet ndjeshmëria ndaj ushqimeve dhe ushqimi normal nuk iu hahet më.

Po ashtu, ka edhe ushqime që fëmijët nuk duhet t’i hanë për shkak karakteristikave fiziologjike të të trupit të tyre, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Lëng Portokalli, një lëng portokalli përmban diku rreth 5 deri 6 lugë sheqer. Në vend të lëngut të portokallit, jepni frytin e tij.

Jogurt, blini jogurtë natyral, jo të ëmbël. Jogurtët e ëmbël përmbajn shumë sheqer, yndyrna dhe të tjerë përbërës jo të shëndetshëm që bëjnë që fëmijët të bëhen me mbi peshë.

Mjaltë, fëmijët nën moshën 2 vjeçare nuk duhet të hanë mjaltë. Përveç reaksioneve alergjike, ndonjëherë mjalti mund të përmbaj edhe bakterie që mund të qojnë deri tek infeksione tejet të rrezikshme.

Rrush, rrushi përmban vitamina dhe minerale të mjaftueshme për fëmijë, por ekziston një arsye e madhe se pse ata nuk duhet të hanë këtë fryt: kokrrat janë shumë të mëdha dhe fëmijës mund të i mbet në fyt.

Multivitaminat për fëmijë, fëmijët mund të i marrin vitaminat nga ushqimet, e jo përmes suplementeve.