100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Me unanimitet është miratuar Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të KQZ dhe Zyrës së Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Lajme

17/05/2017 17:49

Kryesuesja e KQZ-së ka thënë, se edhe në këto zgjedhje sikur edhe në ato të vitit 2014 do të ketë një mision vëzhgues të Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net.

“Sot nga zonja Apostolova mora konfirmimin se nga BE-ja do të jenë 100 vëzhgues. Sipas të gjitha gjasave të shtunën do të zbarkojnë, por sigurisht se duhet të miratohet memorandumi i Bashkëpunimit me BE-në në mënyrë që ky mision vëzhgues të filloj vëzhgimin e tërë procesit”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/