Sytë e të vdekurve mund të rikthejnë shikimin te të verbërit

Qelizat që merren nga sytë e donatorëve të vdekur mund të jenë në gjendje t’ua rikthejnë shikimin njerëzve të verbër, thonë kërkuesit.

Lifestyle

13/11/2014 14:46

Testet në minj, siç raporton Stem Cells Translational Medicine, kanë treguar se qelizat njerëzore mund të rikthejnë shikimin te minjtë krejtësisht e verbuar.

Ekipi i studiuesve nga University College London ka thënë se nëse rezultatet e njëjta arrihen edhe te njerëzit e verbuar, kjo do të shtonte kualitetin e jetës së tyre, por nuk do t’u siguronte shikim aq të qartë sa për të lexuar.

Sipas autorëve të studimit, kërkimet në njerëz pritet të fillojnë brenda tre vitesh.

Korneat (pjesët e përparme transparente të syrit) e dhuruara, tashmë përdoren për të përmirësuar shikimin te disa njerëz, por ekipi nga Instituti i Oftalmologjinë në UCL, ka nxjerrë disa qeliza të veçanta nga pjesa e pasme e syrit.

Këto qeliza janë një lloj qelizash të cilat mund të transferohen në qeliza të specializuara në pjesën e pasme të syrit dhe mund të përdoren për të trajtuar një varg të sëmundjeve të të shikuarit. /mjeku.net