Svarqa tregon se si rriti numrin e punëtorëve

Kandidati për Kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa, që është kryetar aktual i kësaj komune, ka thënë se duke zvogëluar pagat e mëdha të stafit menaxherial ka arritur ta rrisë numrin e punëtorëve.

Lajme

17/11/2017 23:44

“Me të marrë pushtetin unë kam trashëguar objekte të tëra të lëna nën mëshirën e kohës, që i kanë ngjarë kooperativave të tipit socialist”, tha Svarqa në Magazinën Lokale.

Ai tha se këto objekte i kanë funksionalizuar, dhe të cilat sot janë në shërbim të shëndetësisë në përgjithësi, në të gjitha viset rurale.

Svarqa hodhi kritika në kundërkandidatin e tij, Agim Aliun nga PDK, duke thënë se gjatë mandatit të shkurtër të Aliut ka pasur kompani që kanë punuar pa xhirollogari, por me para në xhepa.

Ai tha se i kanë futur në sistem të gjitha këto devijime, dhe po ashtu kanë zvogëluar pagat për stafin menaxherial që ai thotë se kanë qenë dyfish më të mëdha se të kryetarit të komunës, dhe kështu kanë rritur numrin e punëtorëve.

“Nga ai qarkullim monetar paguhen të gjithë ata”, tha mes tjerash Svarqa.