Suspendohet mjekja nga Fushë Kosova për rastin e kafshimit nga qentë

Është suspenduar nga puna doktoresha me inicialet M.M., e cila ditën kur u kafshua një 7 vjeçar në Fushë Kosovë nga një qen endacak, ishte larguar nga puna gjysmë ore më herët, duke i pamundësuar kështu ofrimin e ndihmës së parë viktimës.

Lajme

23/12/2014 19:49

Së bashku me këtë doktoreshë, Komisioni Disiplinor ka suspenduar edhe një infermiere deri në afat të pacaktuar, raporton KTV.

Një javë më parë, 7 vjeçari Driton Jashari ishte kafshuar nga një qen endacak derisa kërkonte në një nga kontejnerët e Fushë Kosovës. Pas këtij incidenti Komuna e Fushë Kosovës ka filluar kastrimin e qenve endacakë.

Derisa vrasja dhe eliminimi i qenve endacakë në Kosovë është i ndaluar me ligj, ata mbeten rrezik potencial për jetën e qytetarëve të vendit, raporton KTV.