Superman Zanetti

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka lavdëruar kapitenin Javier Zanetti ka shprehur besimin e tij se argjentinasi mund të luajë edhe për 4-5 vjet të tjera, pavarësisht moshës 40-vjeç. Mbrojtësi është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë të cilin e pësoi në edicionin e kaluar por është zotuar se mendon vetëm për rikthimin…

Sport

29/10/2013 16:10

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka lavdëruar kapitenin Javier Zanetti ka shprehur besimin e tij se argjentinasi mund të luajë edhe për 4-5 vjet të tjera, pavarësisht moshës 40-vjeç.

Mbrojtësi është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë të cilin e pësoi në edicionin e kaluar por është zotuar se mendon vetëm për rikthimin në fushë dhe çfarëdo vendimi rreth përfundimit të karrierës do ta marrë pas përfundimit të sezonit.

Por, Moratti është i bindur se Zanetti ka ende shumë vjet para vetes.

“Mendoj se i ka edhe 4-5 vjet lojë. Ai është një Superman, është futbollist me kapacitete përtej të zakonshmes, dhe është profesionalist i madh me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi Moratti për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.