Superbakteri me origjinë nga Serbia

Bakteri i njohur me emrin NDM-1 konstatohet se ka origjinë nga Serbia. Ai është imun ndaj antibiotikëve dhe sulmon kryesisht të sëmurit nga pneumonia ose nga trakti urinar.

Lajme

28/12/2013 06:20

Janë regjistruar raste të vdekjeve nga një superbakter, i cila është imun edhe ndaj antibiotikëve më të fortë.

Sipas ekspertëve botërorë, Serbia është vendi ku rriten këto baktere jashtëzakonisht të rrezikshme, shkruan Blic.

Bëhet fjalë për një gjen të ri në mes të baktereve të cilat kryesisht barten nëpër spitale, ndërsa të sëmurët në shumicën e rasteve infektohen nga pneumonia ose nga trakti urinar.

“Në seri gjatë vitit 2011 dhe 2012 ky superbakter është identifikuar tek 8 pacientë. Ata janë shëruar në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake dhe në një spital privat”, thotë për Blic, Dr. Branko Jovovic, docent në Fakultetin e Biologjisë dhe bashkëpunues në Institutin për gjenetikën nukleare dhe Fakultetin e Inxhinierisë Gjenetike në Universitetin e Beogradit.

Megjithatë, shkencëtarë kanë paralajmëruar se superbakteri tashmë është krijuar edhe tek pacientë nga Britania e Madhe, SHBA, Australia, Kanada dhe Holanda, të cilët për arsye të intervenimeve kirurgjike kanë vizituar Serbinë dhe Indinë.

Jovovic thotë se bëhet fjalë për një gjen të ri, të quajtur New Delhi Metalo-beta-laktamaza, ose NDM-1, i cili gjendet në bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

“Nga rezultatet të bëra gjatë vitit 2008, është konstatuar se disa zona endemike të Indisë, janë rajonet nga e ka prejardhjen ky superbakteri, mirëpo të dhënat e mëvonshme kanë treguar se rajoni i Ballkanit, saktësisht Serbia, është zonë më e madhe endemike e NDM-1”.

“Në këto rezultate janë përfshirë edhe rastet e pacientëve të cilët kanë qenë për tretman mjekësor në Serbi, përfshirë edhe Kosovën, e cila në disa raste, studiohet ndaras nga Serbia”.

Vdekshmëria e pacientëve nga NDM-1 ka qenë deri më 50 për qind. Megjithatë, kjo varet edhe nga mosha e pacientit, sistemit imunitar, por edhe cilësisë së shërbimeve mjekësore.