Super gol nga Ibrahimovic

I mjaftuan vetëm nëntë minuta lojë. Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic realizoi një gol të bukur në duel me Guingamp në Superkupën e Francës.

Sport

02/08/2014 16:20

Zlatan Ibrahimovic është vërtetë futbollist i jashtëzakonshëm dhe ne e duam shumë, vërtetë shumë.

Ndoshta mund të mos jeni tifozë të skuadrës së Paris Saint-Germain por shumë vështirë se mund të gjeni ndonjë arsye të mos i shikoni paraqitjet e yllit suedez.

Ibrahimovic realizoi një gol të bukur pas vetëm nëntë minutave lojë në duelin që e shënon zyrtarisht hapjen e edicionit të ri të futbollit francez, në ballafaqimin me Guingamp në kuadër të Superkupës së Francës.

Dhe, kjo nuk i mjaftoi pasi më vonë ai shtoi edhe një tjetër shënim nga penalltia.