“The Sun”: Eminem do ta lusë Bebe Rexhën të jetë pjesë e ndonjë projekti të tij

Bebe Rexha është është kompozitorja e guximshme dhe seksi nga New York.

ShowBiz

26/05/2016 20:31

Që nga koha kur kam shkruar për Lady Gaga-n në vitin 2007 nuk kam qenë kaq i sigurt për lindjen e një ylli të ri”, fillon artikullin për shqiptaren Bebe Rexha revista prestigjioze angleze “The Sun”.

Ajo ka shkruar super hitin “Monster” të Eminem, por më pas është treguar padrejtësi për të, pasi ajo është zëvendësuar nga Rihanna për të kënduar refrenin, përcjellë lajmi.net.

Por, 2016-të është koha që Bebe Rexha të shkëlqejë, me këngën e saj bashkëpunim me Nicki Minaj, “No broken hearts” që është e destinuar të jetë hit i kësaj vere.

Bebe ka bërë një intervistë me Dan Wooton, i cili është zgjedhur dy herë si “Gazetari më i mirë i vitit i showbizit”, i cili në artikull cekë se Bebe ka prindër shqiptarë.

Ai tregon se këngëtarja ka shkuar në turne me Nick Jonas dhe Ellie Goulding, ndërsa dj Ruby Rose ka bërë remix këngën e saj më të fundit.

Në fund, gazetari thotë se Eminem do ta lusë Bebe Rexhën të jetë pjesë e ndonjë projekti të tij./lajmi.net

Bebe tells me about her 'boy problems'