Sulmohet me Molotov vetura familjare e Memli Krasniqit (Foto/Video)

Në orët e vona të mbrëmjes është sulmuar me koktell Molotovi vetura familjare e Ministrit Memli Krasniqi. Vetura është degur komplet kurse të lënduar nuk ka.

Lajme

24/02/2016 01:24

Dyshohet se sulmi është kryer nga dy persona të paidentifikuar në oborrin e banesës së familjes së Ministrit Krasniqi në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalur policia dhe zjarrëfikesit.

Vetura e familjes Krasniqi është djegur tërësisht.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi terrorist. Policia ka nisur hetimet. /lajmi.net

YouTube player

IMG_20160224_011417

IMG_20160224_011912IMG_20160224_011422