Sulmohet Kërstimir Pantic

Kërstimir Pantic, kandidat i Iniciativës Qytetare Serbe, është sulmuar mbrëmë nga persona të maskuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe fytyrë.

Lajme

02/11/2013 10:33

Është sulmuar mbrëmë në Veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantic, kandidat i Iniciativës Qytetare Serbe për zgjedhjet e kësaj të diele.

Sipas Kosovapress, ai është sulmuar nga persona të maskuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe fytyrë.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në kohën kur Pantic ishte duke hyrë në ndërtesën ku banon në Veri të Mitrovicës.

Pas trajtimit në spitalin që ndodhet në Veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantic është liruar në shtëpi, ndërsa burimet e Kosovapress shtojnë se shumë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ janë duke siguruar ndërtesën në të cilën jeton Pantic.