Sulmi ndaj kosovarëve në Serbi, reagon Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të rrahjes së dy kosovarëve në Novi Sad të Serbisë.

Lajme

08/10/2018 22:24

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se një sulm i tillë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor”. /Lajmi.net/