Sulmet kibernetike, Yagcilar thotë se asnjë email zyrtar nuk është hakuar

Në lidhje me sulmet kibernetike që ndodhën gjatë javës së kaluar, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se ka pasur sulme ndaj postës elektronike.

Lajme

11/12/2018 14:58

Ai ka thënë se pas realizimit të ndërhyrjeve është mundësuar komunikimi mes institucioneve publike, raporton lajmi.net.

Yagcilar ka thënë se asnjë email zyrtar nuk është hakuar nga këto sulme kibernetike.

Ai ka thënë se pas këtyre ngjarjeve, përkatësisht me buxhetin duhet të rritet edhe kapaciteti njerëzor dhe infrastrukturor për parandalimin e rasteve tjera.

Ndërkaq duke komentuar rastin në fjalë, kryeministri Haradinaj ka ripërsëritur se taksa nuk është e drejtuar ndaj popullit serb, mirëpo ndaj politikës serbe.

Kryeministri ka thënë se nëse Kosova tregon ndonjë arrogancë në lidhje me vendimet e saja, nuk do të përfitojë asgjë nga kjo.

Haradinaj po ashtu ka thënë se kjo masë është marre për mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe ekonomisë vendore. /Lajmi.net/