Sulm në Lille të Francës: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Shumë të plagosur kanë mbetur në Lille pas të shtënave me armë zjarri. Rasti ka ndodhur afëre metros Porte d'Arras në jug të qytetit.

Bota

24/03/2017 23:42

Mediat franceze raportojnë se të paktën tre persona janë lënduar përfshirë një 14 vjeçar.

Identiteti i personave të lënduar në sulm nuk është bërë i ditur.

Ngjarja vjen në kohën kur Franca është në alarm të sigurisë së lartë pas sulmeve terroriste në 12 muajt e fundit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.