Stuhia nxjerr jashtë një skelet antik me lëkurë të ngjitur

Stuhia Ophelia ka nxjerrë në breg një skelet antik që kishte lëkurën ende të paprekur, pasi valët përfshin bregun perëndimor të Irlandës.

Fun

21/10/2017 12:05

Mbetjet, të cilat mund të jenë më të vjetra se një mijë vjet, u zbuluan nga një kalimtar në plazhin në afërsi të Kilmore Quay, transmeton portali arbresh.info

skeleton-jim-campbell1

Besohet se eshtrat i takojnë Epokës së Gurit, që ka përfunduar në këtë vend rreth 1,600 vjet më parë.

Dyshimet binë në atë se është lokacion varrezash dhe se mund të ketë ende trupa të tjerë./Lajmi.net/