Studimi: Ja çfarë e shkakton vartësinë nga duhani

Efekti që nikotina ka në trurin e një duhanpirësi është i ndikuar nga besimi i tij se një cigare ka nikotinë.

Lifestyle

14/09/2016 02:32

Në një seri eksperimentesh tek 24 duhanpirës të varur nga nikotina, studiuesit kanë zbuluar se për të plotësuar nevojën për nikotinë, nuk mjaftonte vetëm pirja e një cigareje, por edhe të besohet se ajo përmban nikotinë, transmeton lajmi.net

Pjesëmarrësve në studim u janë dhënë 2 herë cigare me nikotinë dhe dy herë pa të. Para konsumit të tyre, një herë i’u është thënë e vërteta për përmbajtjen e nikotinës e herën tjetër jo:

Nga katër raste të ndryshme:

Ata besuan se cigarja përmbante nikotinë, por në të vërtetë ajo ishte pa të.
Besuan se cigarja nuk përmban nikotinë, por ajo ishte me nikotinë.
Besuan se cigarja përmban nikotinë dhe kishte nikotinë.
Besuan se cigarja nuk përmban nikotinë dhe nuk kishte nikotinë.

Ndërsa, duhanpirësit nuk ishin të kënaqur kur cigarja përmbante me të vërtetë nikotinë, por vetëm atëherë kur ata besonin se përmbante nikotinë.

“Këto rezultate tregojnë qartë efektin që kanë drogat tek njerëzit. Ata ndihen mirë pas marrjes së tyre, vetëm kur besojnë se droga është prezente”, shprehet autori i studimit, Xiaosi Gu, asistent-profesor nga Qendra e Shëndetit Mendor, në Universitetin e Teksasit./lajmi.net