Studimi i ri: Ngrohja globale nuk është “aq e keqe sa menduam”

Një studim tjetër ka "ulur ndjeshëm" parashikimet e OKB-së për rritjet e mundshme të temperaturës, autorët e studimit përfundojnë se ndryshimi i klimës nuk është "aq i keq sa kemi menduar".

Fun

03/05/2018 13:17

Studimi i ri , i kryer nga klimatologu Judith Curry dhe matematikan Nick Lewis dhe i botuar në “Gazetën e Klimës” të Shoqërisë Amerikane të Meteorologjisë më 23 prill, ul normën e parashikuar të rritjes globale me 30-45% krahasuar me parashikimet e IPCC.

“Rezultatet tona nënkuptojnë se, për çdo skenar emisionesh në të ardhmen, ngrohja e ardhshme ka gjasa të jetë dukshëm më e ulët se niveli i simuluar i modelit kompjuterik të parashikuar nga IPCC dhe shumë vështirë që të tejkalojë atë nivel”, tha Lewis. Studimi parashikon rritje të temperaturës prej 1.66C dhe 1.33C krahasuar me parashikimet më dramatike të modeleve IPCC të 3.1C dhe 1.9C, respektivisht, një reduktim që varion nga 45-30%.

Parashikimet e ulëta të Curry dhe Lewis u publikuan disa muaj pas një studimi të kryesuar nga Peter Cox i University of Exeter, i cili konkludoi se modelet më të tmerrshme të ndryshimeve klimatike të OKB-së ishin pothuajse me siguri shumë të larta. “Studimi ynë, por përjashton ndjeshmëritë shumë të ulëta dhe shumë të larta klimatike”, tha Cox. Shkencëtarët ngushtuan në mënyrë të ndjeshme sferën e ndryshimeve të mundshme të temperaturës nga brezi shumë i ndryshueshëm i OKB-së prej 1.5-4.5C në një 2.2 – 3.4C më të moderuar, me një vlerësim më të mirë të rritjes prej 2.8C deri në 2100. /Lajmi.net/